Nagelsmani shqetësohet që lojtarët e Bajernit humbasin shumë topa

Trajneri i ri bavarez e vlerësoi ndeshje në Gladbah si “pak si shumë të egër”, dhe normalisht nuk kishte sesi të ishte ndryshe sfida e parë e sezonit. Borusia e Mynshengladbahut luajti me “100 km në orë” dhe kjo i krijoi vështirësi Bajernit, diçka që e pranoi Julian Nagelsmani. “Mendoj se ndeshja e Bundesligës ishte shumë interesante për tifozët, – tha ai, – por, ishte pak si shumë e egër. Ne humbëm shumë herë topin në fillim, pastaj e morëm veten, por pranë fundit na ndodhi e njëjta gjë”. Përse yjet bavarezë nuk patën shumë familjaritet me topin dhe me njëri-tjetrin, duke humbur kontrollin e sferës, ose duke mos pasuar mirë? Këtë duhet ta gjejë Nagelsmani.

Sfidanti.al