Guardiola e Klopi si dy fëmijë që zihen se babai i cilit është më i mirë

Trajneri i Liverpulit deklaroi para fillimit të Premier Ligës se klubi i tij nuk ka mundësi të mëdha financiare si Siti apo Çelsi, apo Paris SG. “Ne shpenzojmë paratë që kemi”, – tha Jurgen Klopi, por kjo nuk i paska pëlqyer Pep Guardiolës, që e ndjeu si akuzë e ndoshta si nënvleftësim. Trajneri i Mançester Sitit u përgjigj duke thënë se “ndryshimi është që klubi ynë dëshiron të shpenzojë, ndërsa pronarët e Liverpulit duan të fitojnë nga biznesi që kanë”. Madje, ai tha se Klopi mund të shkonte në gjyq për të parë sesi janë financat e Sitit. Sherri mes dy trajnerëve duket si mes dy fëmijëve që zihen duke thënë se “babi im është më i mirë se babi yt”.

Sfidanti.al