Trajneri portugez duket se ka vendosur që dyshja e qendrës së mbrojtjes tek Roma do të jetë e përbërë nga Smolling dhe Mançini. Ky është përfundimi i tij, sipas mediave italiane, pas periudhës së fazës përgatitore, ndërsa alternativa të rëndësishme quhen Marash Kumbulla dhe Ibanjez. Mbrojtësi 21-vjeçar shqiptar çmohet shumë nga Murinjo (siç duket edhe në foto) dhe i ka mundësitë të luftojë për një vend në formacion, në konkurrencë me anglezin dhe italianin që kanë më shumë përvojë. “Tek Roma nuk u druhesh sfidave të mëdha, – shkruajti Kumbulla në rrjetet sociale, – ato mezi i pret”.
Sfidanti.al