Kritika e tij kryesore është për Barcelonën, duke theksuar se klubi nuk bëri atë që duhej për ta mbajtur kapitenin në skuadër. Hristo Stoiçkov, një legjendë e dikurshme e Barcelonës së Krujfit, nuk është nga ata që nuk e thotë atë që mendon dhe kështu bën edhe për rastin e argjentinasit. “Kjo histori e Mesit është e paqartë, – tha ai, – ka disa të fshehta që vetëm koha do t’i zbulojë. Është një gënjeshtër e madhe. Klubi mund të kishte bërë më shumë për ta mbajtur, nuk mund të humbasësh liderin dhe simbolin e skuadrës. Ka bërë historinë dhe nuk e zëvendësojnë dot të tjerët”.
Sfidanti.al