Me Van Dajkun bëhen 4 rinovime tek Liverpuli, priten Salah, Mane, Firmino!

Këto janë përforcimet më të mira që mund të ekzistojnë, sidomos kur kanë munguar për një kohë të gjatë dhe kur sigurohesh me një kontratë afatgjatë. Kështu po punojnë tek Liverpuli dhe Virgil Van Dajk i dha lajmin e dytë të mirë tifozëve. Pasi u konfirmua se ai është gati për të luajtur për ndeshjen e parë të Premier Ligës, qendërmbrojtësi holandez rinovoi kontratën deri në 2025. Përpara tij kishin rinovuar Fabinjo, Aleksandër-Arnold dhe portieri Alison, ndërsa vëmendja është tani tek treshja e sulmit, e përbërë nga Salah, Mane e Firmino. Problem mbetet kapiteni Henderson, i cili thuhet se kërkohet nga Paris SG dhe Atletiko e Madridit.

Sfidanti.al