Largimi i Lionel Mesit dhe kriza financiare e klubit kanë dhënë ndikimin e tyre. Barcelona rrezikon të ketë pak tifozë në “Kamp Nou” në nisje të kampionatit dhe nga mbi 83 000 ortakët që ka klubi, vetëm 15 800 kanë bërë kërkesë për abonim për sezonin e ri. Mediat spanjolle i mëshojnë shumë këtij fakti duke e krahasuar periudhën e tanishme me “vitet e çimentos” që ndodhën disa herë gjatë presidencës së Hoze Luis Nunjesit në të kaluarën. Siç thuhet, “indiferenca është hakmarrja më e e mirë”.
Sfidanti.al