Ole Gunar Solskjer kishte pikasur një pikë të dobët të ekipit të tij dhe madje kishte gjetur edhe mënyrën për ta rregulluar. Trajneri i Mançester Junajtidit, pa zhurmë, i bëri një propozim pune Erik Ramsejt, trajnerit të goditjeve standarde tek Çelsi, i cili pranoi dhe tani është pjesë e “djajve të kuq”. Dora e Ramsejt po ndihet pasi Junajtidi fitoi thellë 4-0 ndaj Evertonit në miqësore duke shfrytëzuar mjaft goditjet standarde. Ramsej ka një cilësi të vetën, një vërshëllimë që i tregon lojtarëve kohën se kur duhet të kërcejnë për të gjuajtur me kokë. Në Mançester thonë me shaka se asnjë bari delesh nuk di të vërshëllejë më mirë sesa ai.
Sfidanti.al