Këto ditë siç duket paskan ndodhur shumë gjëra. Klube të ndryshëm paskan dashur të marrin Lionel Mesin, me të cilëve edhe Totenhemi, Çelsi, ndoshta Interi, por edhe Atletiko e Madridit. Lajmet janë që trajneri Diego Pablo Simeone paska folur direkt me Mesin për t’i ofruar mundësinë që të luante sërish me shokun e tij më të ngushtë, Luis Suarezin. Siç duket oferta e Paris SG ka qenë më e rëndësishme për ambiciet e argjentinasit për të fituar trofe dhe për rrogën, dhe francezët ia kanë dalë mbanë që ta marrin.
Sfidanti.al