Ku shkoi “Fair Play” i UEFA-s? PSG merr Mesin edhe me humbje 250-300-milionëshe?!

Barcelonën e dimë se është si i mbyturi që po mbahet në fijen e barit, por në kohën që po jetojmë as Paris SG nuk duket shumë më mirë.  E dimë se nuk ka mbi 1 miliardë euro borxhe si katalanansit por sezonin e fundit ka humbur 250-300 milionë euro duke luajtur pa tifozë e duke pasur goditje të tjera financiare nga pandemia e koronavirusit. E pra si mundet që një klub në këtë gjendje të mendojë për Lionel  Mesin, për të cilin  do të shpenzojë 40 milionë euro në sezon për rrogën? Rroga të larta do të kenë edhe Donaruma, Ramosi, Vajnaldumi dhe Hakimi, ndonëse për shpenzim kartoni, janë dashur 60 milionë euro thjesht për këtë të fundit.

Sfidanti.al