Çmenduria me rrogat e yjeve, Bajerni kërkon një model si NFL amerikane!

Flitet për shifra që normalisht po i afrohen 15-20 milionë eurove për lojtarët më të shumtë të klubeve të mëdha si Reali, Barcelona, Bajerni, PSG, Siti, Junajtid apo Çelsi, për të mos i thënë të gjithë. Kjo ka krijuar probleme dhe shqetësime, ndërsa anëtari i bordit drejtues të Bajernit, Oliver Kahn,  propozon që të merret shembulli nga sporti përtej Atlantikut. “Na duhet një model si NFL,  – thotë Kahni,  – si futbolli amerikan ku ka tavan për rrogat dhe marrëveshje për një sasi totale të rrogave të ekipeve. Problemi i pagave është bërë shqetësues”.

Sfidanti.al