Kryengritja është e plotë dhe e hapur, ndërsa në moshën 27-vjecare ai nuk dëshiron të humbasë kohë pa fituar trofe. Harri Kejn është “cështja e madhe” e futbollit anglez, ndërsa kapiteni i “tre luanëve” refuzon të bashkohet me Totenhemin për fazë përgatitore. Lajmet e fundit janë që ai ndodhet sërish në Floridë, dhe që me t’u kthyer do të ketë izolim për Kovidin dhe testet e radhës. “Deili Meil” parashikon që praktikisht Kejn e ka përjashtuar veten nga ndeshja e parë e Totenhemit në sezonin e ri të Premier Ligës ndaj Mancester Sitit. Totenhemi nuk ka dëshirë ta lejojë Kejnin të largohet për tek Siti, madje edhe pse kërkon 150 milionë paundë stërlina. Tani që Guardiola mori Xhek Grelishin, nuk dihet nëse do të kenë financat për të marrë sulmuesin kryesor të Anglisë.
Sfidanti.al