SHBA i afrohet Kinës për medajet, por mbetet 7 të arta larg

Kina vazhdon të kryesojë renditjen e medaljeve të arta e 32 të tilla ndaj 25 të SHBA-së, por skuadra amerikane është afruar me 3 të tilla. Në total, SHBA ka 77 medalje ndaj 70 të Kinës. Ja disa nga garat dhe kampionët e ditës së fundit:

Vojcieh Novicki fitoi të artën në hedhje cekici për meshkuj me shifrat 82.52, rezultati më i mirë personal, duke lënë pas Henriksenin e Norvegjisë dhe polakun  tjetër, Fajdek. Në 800 metra për meshkuj fitoi keniani Emanuel Korir me 1’45”06, duke lënë pas kenianin tjetër Rotic dhe polakun  Dobek, Në 400 metra për femra fitoi amerikania Meklaflin me rekord botëror, në 200 metra për meshkuj fitoi  kanadezi De Grase, në 3 000 metra me pengesa për femra fitoi Cemutai e Kenias me 9’01”45, dyshja ruse Svetlana Kolesnicenko dhe Svetlana Romashina fituan të artë në duetin e femrave në notin artistik përpara dyshes kineze dhe asaj ukrainase. Në maratonën e notit (10 km) për femra fitoi braziliania Ana Kunja, ndërsa pas saj atletja holandeze dhe ajo australiane. Në kalërim fitoi britaniku Maher në kërcimin individual. Në garën me varka “470” për meshkuj fitoi Australia përpara Suedisë e Spanjës, ndërsa për femra fitoi Britania e Madhe e pastaj Polonia e Franca. Në “skejtbord” fituan  japonezet Josozumi e Hiraki përpara Braun të Britanisë së Madhe. Në ciklizëm kampion olimpik doli Italia në garën e ndjekjes.. Në peshëngritje, gjeorgjani Talahaxe fitoi në mbi 109 kg me 488 kg në dygarësh (rekord botëror).  Në mundjen greko-romane u dhanë dy të arta,  për indianin Geraei dhe ukrainasin Beleniuk.

Sfidanti.al