Barcelona siguron paratë për Mesin, por sërish i mban sytë ulur!

Një akord i La Ligës me fondin financiar CVC bën të mundur që klubet spanjollë të marrin në total 2.7 miliardë euro përfitime këtë sezon. Nga këto para, mbi 250 milionë euro i takojnë Barcelonës dhe e ndihmojnë të regjistrojë Lionel Mesin për edicionin e ri. Kjo, edhe pse ka një kusht për financimin, që 70 për qind të jetë për investime në infrasntrukturë, 15 për qind për të larë borxhet dhe 15 për qind për të forcuar ekipin. Meqë katalansve u duhen 40 milionë euro për të rregulluar llogaritë, Mesi mund të regjistrohet fare lehtë. Gjithsesi, klubi katalanas po e mban ende kokën poshtë,  sepse duhet të rregullojë uljen e rrogave.

Sfidanti.al