Dëgjojeni të fundit nga Interi: Erikseni, në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore!

Dakord,  e dimë se ai e ka kaluar rrezikun për jetën, është trajtuar në spital dhe vazhdon të ketë kujdesin e mjekëve edhe tani  në jetën private. Gjithsesi,  tek Interi i Milanos janë të sigurt se Kristian Eriksen është në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore, sic lexohet në deklaratën zyrtae të klubit italian. Mesfushori danez shkoi në qendrën zikaltër në “Apiano Xhentile”, u takua me drejtuesit dhe me shokët, po ashtu edhe me mjekët, ndërsa do të ketë analizë të hollësishme mjekësore. Erikseni, për momentin, ka një defribilator të lidhur me zemrën,  që i rregullon ritmin e zemrës,  dhe me një pajisje të tillë ai nuk  mund të lejohet të luajë në Itali, ku rregullat janë shumë të forta. Nuk dihet nëse mjekët e Interit do të vendosin që Erikseni mund të rrijë edhe pa defribilator, dhe nëse Erikseni do të pranojë.

Sfidanti.al