Duhej të vinte data 4 gusht e vitit 2021, dhe duhej të vinin Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, që Shqipëria të kishte një finalist në garat e atletikës në ngjarjen më të madhe sportive ndërkombëtare. Luiza Gega siguroi finalen dy ditë më parë, ndërsa sot doli në vend të 13-të në garën e 3000 metrave me pengesa. Shqiptarja dha kohën 9’34”10, e cila nuk ishte aq e shpejtë sa ajo që i siguroi kualifikimin. Ndoshta, atletja 32-vjecare mund të ketë pasur dëmtim, apo ndoshta emocione dhe gjendje jo maksimale fizike dhe psikologjike. Në gjysmëfinale, Gega dha një kohë shumë më të mirë, 9’23”85 duke dalë e pesta në baterinë B. Ishin të gjitha mundësitë që ajo të kishte edhe një partner në garat finale në atletikë, sepse Izmir Smajlaj iu afrua shumë suksesit me kërcimin e tretë në gjysmëfinale, pore rezultati shumë i mirë mbi 8 metra u kompromentua nga gabimi Teknik, sepse shkeli pedanën.
Sfidanti.al