Ferrari gjysmagjel këtë sezon, Leklerku ka vetëm një motor

Motori i parë u dëmtua në mënyrë të pariparueshme në garën e kaluar në Hungari, dhe skuadra italiane nuk mund ta bëjë gati,  porse ta hedhë në kosh. Një problem i madh në F1 kur skuadrat janë të kufizuara me nga dy motorë gjatë gjithë sezonit dhe kjo do të thotë se Sharl Lëklerku duhet të ruajë si sytë e ballit atë që i ka mbetur. Jemi ende në gjysmën e sezonit dhe piloti nga Montekaro duhet të ketë edhe shumë fat, përvecse shumë kujdes.

Sfidanti.al