I ka mbetur mendja që trajneri që ka pasur më parë, dhe jo pa arsye. Bajerni fitoi 10 trofe me Hansi Flikun në stol, nga të cilët 6 tituj në një sezon të vetëm duke barazuar rekordin e Barcelonës së Pep Guardiolës. Tani, Fliku është trajner i Gjermanisë, ndërsa në Mynih ka ardhur që nga Lajpcigu, Julian Nagelsmani, ndonëse fillimi ka qenë negativ. Bajerni i ka humbur 4 ndeshjet e para, ndonëse ato nuk kanë qenë për konkurrim, dhe Manuel Nojeri e di se duhet bërë më shumë. “Kam besim tek ekipi, – thotë portieri – ne jemi ende një skuadër shumë e fortë dhe Nagelsmani është një trajner shumë i mirë, shumë kompetent, ndonëse do t’i duhet kohë që të përshtatet. Unë mendoj se një si Hansi Fliku nuk vjen më tek Bajerni”.
Sfidanti.al