Nuk dihet nëse do të rinovojë apo jo, dhe gjithçka mund të ndodhë. Robert Levandovski është simboli i Bajernit të sotëm të Mynihut, ndonëse shumë po flitet për të ardhmen e tij. Do të qendrojë sulmuesi polak në Mynih apo do të largohet? Përshtypja është se po e mendon largimin, ndonëse ka edhe 2 vjet kontratë. Gjithsesi, bavarezët menduan të vinin pikat mbi “i” dhe presidenti Herbert Hainer deklaroi shkurt. “Ai ka edhe 2 vjet kontratë me ne, – tha ai, – unë mendoj se ai do ta respektojë këtë kontratë, madje mendoj se mund të qendrojë edhe më gjatë. Ai është sulmuesi më i mirë i botës”. E vërtetë, por Levandovski edhe pse shënoi 48 gola në 40 ndeshje sezonin e kaluar, merr shumë më pak rrogë sesa Mbape, Nejmar, apo sa mund të marrë shpejt Erling Halandi.
Sfidanti.al