Fillimisht reaguan dhe u gjobitën volejbollistet norvegjeze të plazhit që veshën pantallona të shkurtëra në vend të mbathjeve të banjës në ndeshjet e pak ditëve më parë në Kampionatin Europian. Tashmë, janë vajzat e ekipit të gjimnastikës së Gjermanisë që kanë gjetur një mënyrë origjinale për të protestuar ndaj asaj që e quajnë si seksualizim të veshjeve të sportisteve femra në aktivitetet sportive, dhe në këtë rast në Lojrat Olimpike. Zakonisht, sportistet veshin uniforma sa më të vogla dhe të ngjeshura ndaj trupit, e në Federatën Gjermane të Gjimnastikës kjo bëhet me qëllim për të rritur interesimin e publikut mashkullor me gjëra që nuk kanë lidhje me sportin. Për këtë arsye, katër gjimnastet gjermane kanë veshur unformë që u mbulon gjithë trupin, ndonëse është mjaft elegante dhe treguese gjithashtu.
Sfidanti.al