Ata gjykojnë se ndoshta në Silveston, organizatorët dhe disiplinorët mund të jenë ndikuar nga prania e 140 000 tifozëve anglezë në tribuna dhe i dhanë një dënim të lehtë Ljuis Hamiltonit. Tek Red Bulli nuk kanë hequr dorë nga shpresa për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në Formula 1 pas Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe, dhe për këtë e kanë bërë apelimin tek disiplinorët në Çmimin e Madh të Hungarisë që do të jetë këtë fundjavë. Dy palët, ajo e Maks Verstapenit dhe Mercedesi i Ljuis Hamiltonit, do të paraqiten në Budapest të enjten me provat e tyre. Kampioni i botës u dënua me 10 sekonda vonesë për rolin e tij në aksidentin që nxorri nga gara holandezin. Me gjasë, austriakët do të kërkojnë të paktën 30 sekonda dënim, që do ta zbriste Hamiltonin nga vendi parë në të tretin, dhe do t’ia rriste epërsinë Verstapenit nga 8 në 18 pikë në krye të renditjes.
Sfidanti.al