Eto korrigjon gazetarin duke i dhënë se “Mesi luajti me mua”!

Nuk e ka vënë kurrë në dyshim legjendën e argjentinasit, madje ka qenë një nga ata që ka theksuar gjithnjë se është më i miri i të gjitha kohëve, edhe më i mirë se Maradona apo Pele, dhe se Kristiano Ronaldo. Gjithsesi, Samuel Eto, bëri një saktësim “të vogë”, ndërsa u pyet nga një gazetar lidhur me eksperiencën e tij në krah të Lionel Mesit. Fjala ishte për një krahasim me përvojën që mund të marrë sot adoleshenti Ansu Fati, dhe ish-sulmuesi kamerunas vendosi pikat mbi “i”. “Është e ndryshme (pra, jo e njëjtë si Ansu Fatiu), – tha Etoja, – ai luajti me mua, është e ndryshme. Mesi luajti me mua, nuk luajta unë me Mesin. Në atë kohë ishte ndryshe, ndërsa sot është tërësisht ndryshe”. Eto ishte më i madh në moshë sesa argjentinasi, dhe prandaj e bëri atë korrigjim. Ai mendon se Mesi do të vazhdojë tek Barcelona. “Ai është Barcelona, dhe Barcelona është Mesi, – thotë Eto, – presidenti Laporta do të përgatisë një projekt shumë të mirë për të”.

Sfidanti.al