Tifozi i madh japonez bleu 197 bileta, për 41 000 USD, por mbeti me “gisht në gojë”!

Fillimisht, atij i thanë se publiku vendas do të lejohej në impiantet sportive, edhe pse me numër të kufizuar. Kështu mendonin organizatorët në Tokio 2020, dhe një tifoz i madh japonez, i quajtur Kazunori Takishima, nuk u kursye aspak, por bleu plot 197 bileta. Ato i kushtuan rreth 4 milionë e 560 jen japonezë, ose rreth 41 000 USD. Për fatin e tij të keq, vendimi i fundit ishte që Lojrat Olimpike do të zhvillohen fare pa prani tifozësh dhe sakrifica e tij shkoi kot. Nuk besohet të jetë problem për paratë, sepse normalisht organizatorët e Olimpiadës do t’ia kthejnë, por Takishima dëshironte të thyente rekordin botëror të tifozëve për ndeshjet e ndjekura në Lojrat Olimpike gjatë jetës së tyre.

Sfidanti.al