Gjithçka ndodhi në mënyrë dramatike në nisje të provave zyrtare, dhe u mendua se gjithçka mori fund. Goma e përparme e majtë e Red Bullit të Maks Verstapenit mori flakë dhe kjo ndodhi sepse morën flakë frenat. Një tmerr i vërtetë, me temperaturën e pistës deri në 47 gradë Celsius ndonëse vendi ishte Silverstoni i Anglisë, ndërsa piloti holandez iu lut punonjësve të skuadrës që të nxitonin për t’ia shpëtuar makinën. Kjo ndodhi dhe zjarri u shua, madje Verstapeni e fitoi “sprintin” përpara Ljuis Hamiltonit në një “mini garë” prej 17 xhirosh, pra në një formë krejt të ndryshuar të provave zyrtare. Ai e la prapa Hamiltonin rreth 1.5 sekonda, dhe pohoi më pas se “gara do të jetë shumë e fortë sepse makinat janë pranë dhe sepse do të jenë 140 000 tifozë në favor të Hamiltonit”. Red Bulli ishte më i shpejtë në kthesa, ndërsa Mercedesi më mirë në pistë të drejtë.
Sfidanti.al