Trajneri i skuadrës kombëtare U21 të futbollit, Stefan Kunc, ka vendosur të praktikojë diçka të veçantë gjatë stërvitjeve për Lojrat Olimpike. Gjermania pretendon medalje ari, ndërsa Kunci u kërkon lojtarëve që të shënojnë nga 3 gola në fund të seancës. Ai që ia del i fundit, duke të këndojë përpara darkës një këngë japoneze, ose qoftë edhe disa vargje. Benxhamin Henriks i Lajpcigut thotë se “kjo ka pasur menjëherë një ndikim shumë të mirë, dhe ne ndihemi më shumë si skuadër, ka atmosferë të mirë”. Gjermanët po stërviten në Japoni, ndërsa përkthyesit thonë se këngët janë kënduar në mënyrë të kuptueshme.
Sfidanti.al