Kontrollet anti-Kovid në “Uembli” ishin “lesh arapi”, si luhet Premier Liga me tifozë?!

Një tifoz u tall rëndshëm e deklaroi se ai do ta kishte kaluar gardhin në stadium për në finale edhe duke treguar një faturë pice në vend të vërtetimit për koronavirusin! Ironia dhe gallata ishin të mëdha në rrjetet sociale, ndërsa numri i kontrollorëve ishte i vogël për një turmë prej mbi 65 000 spektatorësh. Aq të ngarkuar ishin ata saqë nuk mundët të bënin kontrollin siç duhet, pra synimi për të cilin u ndërtua sistemi nga ana e autoriteteve shtetërore dhe mjekësore nuk u realizua. Për më pak se 4 javë do të jetë fillimi i sezonit në Premier Ligë. Si do të mundet të realizohet kontrolli dhe mbrojtja e njerëzve nga përhapja e infektimit në kushte të tilla, kur stadiumet angleze do të kenë publik prej 40 000, 50 000, 60 000 deri në mbi 70 000 njerëzish nëpër stadiume?!

Sfidanti.al