Eshli Barti ia doli pas një lufte heroike, fitoi Uimbëlldonin!

Kishte 9 vjet që ndeshja finale në fushën me bar më të famshme e më të vjetër në botë nuk ishte kaq e fortë. Eshli Barti megjithatë ia doli të bëhej australiania e parë që fiton Uimbëlldonin në 19 vjet, duke bërë atë që idhulli i saj Gulagong e kishte bërë për herë të parë 50 vjet të shkuara. Tenistja 25-vjeçare triumfoi 2-1 me sete ndaj rivales çeke, Karolina Plishkova.U deshën gati dy orë (1h56’) në një betejë që kishte rezultatin e seteve 6-3, 6-7 dhe 6-3. Barti është numri 1 i botës, ndërsa ky ishte Grand Slemi i saj i dytë pas Rolan Garosit, ashtu siç ka fituar Finalet e Tureve në 2019. i mbeten edhe Australian Openi dhe US Openi.

Barti është teniste me origjinë të përzier, pasi nga babai ka një “damar” një fis indigjenësh në Australi, ndaj ajo e ka përjetuar suksesin e saj në karrierë edhe si një mënyrë për të luftuar për të drejtat e indigjenëve që janë trajtuar dikur shumë keq nga emigrantët europianë. Nga mamaja, Eshli është me origjinë pikërisht angleze. Ajo e ka idhull Ivonë Gulagongun (Goolagong) sepse edhe ajo është me origjinë indigjene.

Sfidanti.al