Komplimenti i dyfishtë i Kapelos: S’dua të mendoj si do të ishte Spanja me Harri Kejnin!

Ish-trajneri i shquar nuk ka dyshime përpara finales dhe dëshiron me gjithë zemër që të fitojë Italia e tij. Vlerëson larg kombëtaren e krijuar nga Roberto Mançini, dhe thotë se ajo ka zhvilluar një Europian të shkëlqyer. Gjithsesi, Fabio Kapelo nuk harron të thotë se Italia e pati shumë pisk me Spanjën. “Jam i lumtur për Luis Enrikes, Spanja ka luajtur shumë, shumë mirë, – thotë ai, – ka krijuar një ekip me lojtarë të rinj dhe e ka siguruar për turnetë e mëdhenj të ardhshëm. Spanja ka zbulimin e Europianit, Pedrin”. Gjithsesi, Spanjës i mungon diçka që Kapelo thotë se e ka Anglia. “Anglezët janë shumë të fuqishëm fizikisht, – thekson ai, – po luajnë shumë mirë, për më tepër kanë një numër 9 të vërtetë, Harri Kejnin. Është shumë i mirë, dhe nuk dua të mendoj se si do të ishte Spanja me Kejnin”.

Sfidanti.al