Lajmi u prit me mërzi dhe madje me shenjë proteste. Mediat angleze, padyshim edhe tifozët, nuk janë aspak dakord që UEFA ua ndaloi dy këngëtarëve Frenk Skiner dhe Dejvid Badiel, që të këndonin himnin e kombëtares së tyre të “3 luanëve”. UEFA mori vendim që t’i ndalonte ata duke theksuar se “një gjë e tillë do të ishte shumë partizane”, pra e njëanshme në finalen Angli-Itali. Gjithsesi, tabloidët britanikë ngritën pyetjen: Kur qenka kështu, përse u lejua Andrea Boçeli që të këndonte “Asnjë nuk fle” (Nesun Dorma-Nessun Dorma) në hapjen e Europianit, përpara ndeshjes mes Italisë e Turqisë në stadiumin “Olimpiko” të Romës?
Sfidanti.al