Është i sinqertë për pluset dhe minuset që ka. Mauricio Sarri është padyshim një nga trajnerët më të mirë italianë, dhe për forcë zakoni edhe një nga më të mirët e Europës, ndërsa tashmë si trajner i Lacios, flet për Kristiano Ronaldon dhe Juventusin. “Ronaldo është i vështirë për t’u drejtuar, – shprehet ai, – është një shumëkombëshe dhe ka shumë interesa personale, ndërsa unë e quaj veten më të zotin për të qenë trajner sesa menaxhues. Gjithsesi, statistikat Ronaldo i ka me vete dhe në nivele të tilla, lojtari mund të shkojë edhe përtej klubit dhe skuadrës”. Për Juventusin ka një ngacmim. “Për ne titulli gjykohej i padiskutueshëm, i fituar që në fillim, – u shpreh ai, – kështu mendonin nga jashtë, por edhe nga brenda Juventusit. Kur e fituam, secili festoi për hesap të tij, nuk pati entuziazëm, sikur nuk ishte momenti i duhur, ndërsa tani u festua vendi i katërt. Duket se ky ishte momenti i duhur”.
Sfidanti.al