Kur vesh fanelën e Mançester Junajtidit nuk është se bind shumë, ndonëse ka raste që luan mjaft mirë. Pol Pogba është një “objekt misterioz” në “Old Traford”, por transformohet plotësisht kur luan për kombëtaren e vendit të tij, dhe këtë po e tregon edhe gjatë Kampionatit Europian. Çfarë ndodh me mesfushorin e Francës, dhe përse ai është në një nivel kaq të lartë, siç ishte edhe në 2018 kur francezët fituan Kupën e Botës? Mediat franceze dhe europiane gjykojnë se së pari e ndihmon partneriteti me Ngolo Kantenë në mesfushë (lojtar i Çelsit), por po ashtu trajtimi dhe skemat e trajnerit Didie Deshamp.
Sfidanti.al