VAR-i po fle gjumë në Euroë: Spanja, Anglia e Italia të dëmtuara!

Robert Levandovski barazoi në ndeshjen ndaj Spanjës me një gol që ishte i bukur, por që u nis me faull ndaj mbrojtësit kundërshtar. Sulmuesi i Bajernit e shtyu spanjollin Laporte, duke i marrë pozicionin dhe pastaj goditi shumë bukur me kokë për të barazuar. Gjyqtari u këshillua me VAR-in, por e dha golin të rregullt, ndërsa Levandovski nuk përdori trupin, as supin, por krahun për të shtyrë kundërshtarin.

Një gjë e tillë ndodhi një ditë më parë kur Anglia mund të kishte fituar penallti ndaj Skocisë, pavarësisht se skocezët e merituan barazimin 0-0 për lojën që zhvilluan. Rahim Stërling u shkel në zonë nga Andi Robertson dhe u rrëzua, por nuk u dha asgjë. VAR-i mund ta kishte sinjalizuar, por nuk e bëri. Në ndeshjen e parë të Europianit, Italia pretendoi penallti ndaj Turqisë dhe të paktën njëra duhej dhënë për prekje të topit me dorë në zonë. Kjo gjë nuk ndodhi. Duket sikur Kampionati Europian i futbollit është kthyer në një lojë politike për të kënaqur sa më shumë, pak a shumë si Festivali Europian i Këngës.

Sfidanti.al