Po luan në Amerikën e Jugut, veçse nja 10 000 në në verilindje në Katalonjë po e ndjekin me vëmendje. Lionel Mesi ishte qendra e vëmendjes së mediave katalanase. Kapiteni “gauços” u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa në “Kamp Nou” trajneri Ronald Kuman theksoi se “e ardhmja e Mesit është tek Barcelona, dhe kontrata e re do të lajmërohet shpejt”. Argjentinasi shërbeu asistin e golit ndaj Uruguajit, shënuar nga Guido Rodrigez, krijoi 5 raste për gol, fitoi 15 duele me kundërshtarët, bëri 9 gjuajtje drejt portës, dha 4 pasime-kyç. Edhe pse po luan në Kupën e Amerikës në Brazil pas një sezoni të vështirë dhe të ngarkuar për Barçën, sërish numri 10 duket në formën e jetës dhe katalanasit kanë shpresë se ai do t’i udhëheqë drejt trofeve edicionin e ardhshëm.
Sfidanti.al