Në Francë ka nisur një hetim dhe pritet një përfundim. Ndoshta do të ketë të dënuar, ndërsa pyetja, pra edhe çështje në hetim është se ku ka shkuar pjesa dërrmuese e parave të paguara nga Napoli për kartonin e sulmuesit Viktor Osimheni. Italianët pranuan të jepnin mbi 80 milionë euro, një bast i madh i presidentit De Laurentis, veçse të dhënat zyrtare flasin se në arkat e Lilës, kampiones së tanishme të Francës, kanë arritur vetëm 10 milionë. Dyshimet janë për mënyrën sesi është drejtuar klubi nga ish-pronari Zherar Lopez, që tashmë është një nga kandidatët për të marrë aksionet tek Bordoja. Vetëm hetimi do ta tregojë, por habia e shprehur edhe nga e përditshmja “L’Ekip” është sesi mund të manipulohet apo të ketë paqartësi për më shumë se 70 milionë euro.
Sfidanti.al