“Muri” suedez ndal Spanjën e Luis Enrikes, madje thuajse e mund!

Si ndodh që një ndeshje  ta luash në një portë, të kesh 79 për qind të zotërimit të topit, të bësh 17 gjuajtje drejt portës ndaj 4 të kundërshtarit dhe 5 në kuadrat (1 Suedia) dhe sërish jo vetëm të mos fitosh, por edhe të rrezikosh humbjen. Kështu kjo Spanjë e Luis Enrikes që është një ekip vërtet në tranzicion, pa Sergio Ramosin, Pikene (që ka ikur që pas Botërorit 2018), pa De Gean, Busketsin, dhe duke lënë në stol dy lojtarë si Gerard Moreno dhe Tiago Alkantara.

Kështu gjykoi Luis Enrike dhe Spanja e tij pati epërsi të plotë ndaj një Suedie gjithashtu me mungesa, por tepër të fortë fizikisht, bunker në mbrojtje dhe hera-herës të rrezikshme në kundërsulm. Spanja pati dy raste të pastër me Alvaro Moratën dhe Morenon që hyri zëvendësues në 73’, ndërsa Suedia goditi shtyllën me një gjuajtje të vetme në portë, si dhe mund të shënonte kur Berg gaboi në mënyrë të pabesueshme. Padyshim Spanja e sotme nuk ka përvojën e dikurshme dhe kjo duket në moshën e shumë lojtarëve. Unai Simon është 24 vjeç, Pau Torres gjithashtu 24 , Markos Jorente 26, Pedri 18, Olmo 23, dhe Ferran Torres 21 vjeç.

Unai Simon (Bilbao), Zhordi Alba (Barcelona), Pau Torres (Vijarreal), Ajmerik Laporte (Mançester Siti), Markos Jorente (Atletiko Madrid), Pedri (Barcelona), Rodri (Mançester Siti), Koke (Atletiko Madrid), Dani Olmo (Lajpcig), Alvaro Morata (Juventus), Ferran Torres (Mançester Siti). Tr. Luis Enrike

Sfidanti.al