Sezonin e kaluar shiritin e ka mbajtur Alesio Romanjoli që nuk është titullar i përhershëm tashmë dhe mund të largohet. Në ekip është edhe Zllatan Ibrahimoviç që mund të konsiderohet si lideri i skuadrës, por tek Milani kanë mbetur me përshtypje të thella nga veprimi i Simon Kjerit në momentin e atakut kardiak për Kristian Eriksenin. Lajmet nga Italia janë që klubi i Serisë A mund ta gradojë danezin kapiten, ndërsa ai luajti një rol të spikatur udhëheqës në shpëtimin e jetës së Eriksenit dhe në nxitjen e mjekëve apo të shokëve të tij. Kjer ka qenë titullar tek Milani dhe një lojtar i rëndësishëm, e sipas gazetave italiane, drejtori sportiv Paolo Maldini po e mendon një gjë të tillë. Vështirë se do të gjendej një kapiten më i mirë, pavarësisht kontributit në fushë te Ibrës.
Sfidanti.al