Sa shumë ka që e mbrojnë Ramosin tek Reali i Madridit?!

Nyuk dihet nëse presidenti Florentino Perez do ta telefonojë për t’i dhënë dorën, por nuk pritet të ndodhë kështu. Sergio Ramos është në ditët e fundit të kontratës me Realin, i mënjanuar nga klubi i tij, veçse edhe shumë i mbrojtur nga disa nga shokët e ekipit dhe nga ish-trajneri. i fundit që foli në favor të kapitenit ishte Toni Kros, që nga grumbullimi i kombëtares gjermane në Europian. “Në karrierën time nuk kam pasur kapiten më të mirë sesa Ramosi, – tha ai, ndërsa tek Bajerni pati kapiten Filip Lahmin, – një lojtar me vlera të mëdha. E njëh e gjithë bota se është një nga më të mirët”.

Në favor të Ramosit Zinedin Zidan kur ishte ende trajner në Madrid. “Shpresoj që ai të vazhdojë këtu, – thoshte francezi, – duam që të vazhdojë në Madrid. Ramosi është një lojtar i veçantë, nëse vazhdon me këtë formë që ka sot, mund të luajë deri në 40 vjeç”. Veçse duket se nuk do ta bëjë tek Reali. Para disa javësh, ishte edhe Naço që e lidhte rinovimin e kontratës së tij me atë të Ramosit, duke kërcënuar klubin se nëse nuk e bënte, ai mund të largohej.

Sfidanti.al