Kapiteni legjendar Raul Entrerrios i jep lamtumirën Barçës së hendbollit!

Në moshën 40-vjeçare e kupton edhe vetë se sporti profesionist nis e bëhet i vështirë për ty. i tillë edhe për kapitenin e madh të Barcelons në hendboll për meshkuj, Luis Entrerrios, i cili vendos t’i japë fund etapës katalanase, dhe me shumë gjasë edhe profesionizmit pas 20 vitesh karrierë. “Nuk është e lehtë të thuash lamtumirë, – tha ai, – por, hapen rrugë të reja. Po e mbyll në mënyrën më të mirë etapën time tek Barcelona, duke fituar Championsin. Kemi realizuar një sezon të papërsëritshëm”. Me Barcelonën (që nga viti 2010), Entrerrios ka fituar 3 Champions, 5 Kupa të Botës për klubet (IHF Super Globi), 10 tituj kampion në Spanjë, 8 Kupa të Mbretit dhe 9 Superkupa të Spanjës.

Entrerrios është një herë kampion i botës me Spanjën në 2005, si dhe dy herë kampion i botës në 2018 e 2020. Ai ka fituar medaljen e bronzit në Lojrat Olimpike në Pekin në 2008, ka dalë dy herë nënkampion i botës, dhe ka medalje bronzi në Europian, e dy medalje bronzi në kampionatet botërore. Me Spanjën ka luajtur 271 ndeshje e ka shënuar 621 gola, duke qenë një nga 7 shënuesit më të mirë në histori.

Sfidanti.al