Goli i Shikut hyn në histori, distanca më e madhe në Europianë!

Rekordi i mëparshëm mbahej nga gjermani Torsten Frings në kampionatin e vitit 2004, dhe u shënua nga 35.3 metra. Distancë vërtet e largët, por jo aq sa ajo e Patrik Shikut të Republikës Çeke. Agjencia e specializuar e statistikave, Opta, llogariti se Shik shënoi ndaj Skocisë në largësinë prej 45.4 metrash, pra thuajse nga mesi i fushës, 10 metra më shumë sesa Frings. Këto statistika vlejnë në kampionatet europiane të paktën që nga viti 1980, kur nisën të mbahen të dhënat e matjeve, por nga ajo që mbahet mend vështirë që të jetë shënuar ndonjë gol nga largësi më e madhe.

Sfidanti.al