Zhan-Lui Dypon, avokati i “Çështjes Bosman” mbron rebelët nga UEFA

Është një emër shumë i njohur në fushën e sportit, edhe pse nuk ka lidhje me të. Zhan-Luid Dypon (Jean-Louis Dupont) është një avokat belg, i pajtuar nga Reali, Barcelona e Juventusi për të dërguar në gjykatat europiane çështjen e tyre me UEFA-n, ndoshta edhe me FIFA-n. Dypon është i famshëm sepse në 1995 u bë avokati i futbollistit Zhan-Mark Bosman, në gjyqin me klubin belg të Liezhit. Edhe vetë i lindur në Liezh, Dyponi fitoi gjyqin duke krijuar precedentin se lojtarët mund të largohen me parametër zero nga një klub kur i ka përfunduar kontrata, po ashtu që nuk duhet të ketë kufizime të lojtarëve nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian në një skuadër futbolli.

Gjithçka mbi bazën e lirisë së lëvizjes së tregtisë dhe të punës. Më pas, Dypon fitoi gjyqin në emër të klubeve, ndaj FIFA-s dhe UEFA-s, duke i detyruar këto të fundit që të kompensonin klubet në rast dëmtimi të lojtarëve kur luanin me kombëtaren. Dypon do të mbrojë interesat e klubeve kryesorë të projektit të Superligës Europiane, jo për ta rifilluar projektin, por së pari për t’u mbrojtur nga dënimi i UEFA-s. Nga 12 klube, 9 janë tërhequr tashmë, Mançester Junajtid, Mançester Siti, Liverpuli, Çelsit, Totenhemi, Arsenali, Milani, Interi dhe Atletiko e Madridit.

Sfidanti.al