Interi i lumtur me raportin CIES, Hakimit i del vlera 93.5 milionë euro

Është lojtari që janë të detyruar ta sakrifikojnë për të rregulluar deri në një farë mase problemet financiare në klub. Tek Interi duhet të jenë lumturuar shumë nga raporti i Observatorit të Futbollit, CIES, që botoi një renditje të lojtarëve më të vlefshëm në 5 ligat kryesore të Europës. Duke qenë tepër i ri, dhe mjaft i talentuar, si dhe duke qenë futbollist i sprovuar pasi kartonin e tij e kishte Reali, ndërsa tani doli kampion me Interin, Ashraf Hakimi është një “thesar” i vërtetë. Mbrojtësi vlerësohet 93.5 milionë euro, shumë më tepër sesa 45 milionë eurot që Interi duhej t’i paguante Realit sipas kontratës. Nëse arrihet në këto shifra, Interi do t’i “shëronte” bilancet thuajse vetëm me kartonin e tij.

Sfidanti.al