Ky është raporti që vjen nga Italia, ku janë të sigurt se UEFA do të veprojë në mënyrë disiplinore, në bashkëpunim me Federatat dhe ligat e futbollit, ku spikat presidenti i La Ligës dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Havier Tebas. “Tre klubet rebele duhet të tmerrohen nga ajo që do të dalë nga hetimi disiplinor i UEFA-s, – u shpreh Tebasi, – ata që duhet të tremben janë Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi. Unë nuk e imagjinoj dot Championsin pa ata, por mund të ndodhë. Më shumë sesa një dënim, UEFA thjesht nuk do t’i regjistrojë këta klubet në Champions, Realin e Barcelonën”. Ky sulm i UEFA-s bëhet për shkak të krijimit të Superligës Europiane, një projekt që u rrëzua shpejt (të paktën për momentin), ndërsa 9 klubet e tjerë pjesëmarrës u tërhoqën dhe kërkuan të falur. Ata ishin Mançester Junajtid, Mançester Siti, Liverpuli, Çelsi, Totenhemi, Arsenali, Interi, Milani dhe Atletiko e Madridit.
Sfidanti.al