Roma, dëgjoje pak Xhakën: Krenar që Mourinho interesohet për mua, ai di si fitohet

‘Kam lexuar për interesin e Romës, kjo më bën të ndihem krenar. Të gjithë e njohin Mourinhon dhe e dinë se cfarë ka arritur në karrierën e tij. Ai është një person që e di si fitohen titujt, mjafton të shohësh se cfarë ka bërë në vitet e fundit’. Granit Xhaka i shkel syrin trajnerit portugez që e ka shënuar emrin e tij në krye të listës së dëshirave për të përforcuar mesfushën e Romës.

‘Kam edhe 2 vjet kontratë në Londër dhe te Arsenali e dinë se cfarë mund të jap-shto Granit Xhaka që foli për të  blick.ch-kur të jetë momenti ose kur duhet të flasim për transferim unë do të jem aty’.

Arsenali e vlerëson kartonin e Granit Xhakës  për rreth 25 milionë Euro. Ndërsa Xhaka e admiron Mourinhon nga larg, dikush tjetër mezi pret të nisë punën me luzitanin dhe bëhet fjalë për Gonzalo Villar që foli nga grumbullimi me Spanjën U21. ‘Do të qëndroj te Roma, jam shumë I kënaqur këtu dhe kam shumë dëshirë të punoj me Mourinhon-tha Villar-mezi presim që të nisë sezoni dhe të njohim mënyrën e tij të punës, shpresojmë që të na përcojë mentalitetin e tij fitues’.

Sfidanti.al