Juventus, rikthimi i Allegrit, fakt i kryer, Pirlo drejt shkarkimit

Massimiliano Allegri rimerr drejtimin e Juventusit të tij, 2 vjet pas largimit nga bardhezinjtë. Paraditen e kësaj të enjte janë përcaktuar edhe detajet e fundit të marrëveshjes dhe për livornezin është gati një kontratë 3 vjecare. Kjo do të thotë se Andrea Pirlo do të shkarkohet nga drejtimi i Juventusit pas vetëm 1 sezonit. Në këtë mënyrë dalin jashtë lojë si Interi që tentoi deru në fund duke luajtur kartën Marotta ashtu edhe Reali i Madridit që e shihte Allegrin si pasuesin e Zidane.

Deri mëngjesin e së mërkurës, rikthimi i Allegrit te Juventusi dukej se ishte fakt i kryer, por ndarja mes Interit dhe Contes dhe largimit të Zidane nga stoli i Realit të Madridit i vështirësuan disi gjërat deri në ditën e enjte kur gjithcka u zgjidh në favor të bardhezinjve.

Juventusi i ofroi Allegrit një kontratë trevjecare edhe pse ekziston edhe hipoteza e një akordi prej 4 vitesh dhe një pagë më të lartë se 7 milionë Euro që përfitonte nga kontrata e vjetër. Ardhja e Allegrit në stolin e skuadrës torineze sjell edhe mbylljen e aventurës së Pirlos që largohet nga Juventuso me vendin e 4 në kampionat dhe fitoren e Kupës dhe Superkupës së Italisë. Për 42 vjecarin tani mund të jetë opsioni i kalimit të një skuadër jashtë Italisë ose qëndrimi pushim për 1 vit deri në mbylljen e kontratës që firmosi në vitin 2020 me Juventusin

Sfidanti.al