Unai Emeri: I lumtur për La Ligën, penalltitë nuk janë llotari!

Tashmë ka 11 trofe në kabinet, dhe është padyshim një nga trajnerët më të mirë të Europës. Unai Emeri ndoshta e pati të vështirë tek Paris SG apo tek Arsenali, por kur vjen puna për ekipe si Seviljen apo Vijarrealin nuk ka tjetër si ai. Mediat britanike e vlerësojnë tashmë si “një lojtar të rëndësishëm në profesionin e trajningut” pasi ai krijoi një skemë taktike që bllokoi Mançester Junajtidin në finalen e Gdanskut në Poloni. Emeri ka 4 trofe të Ligës së Europës, 3 prej të cilëve me Seviljen (2014, 2015, 2016), tashmë këtë me Vijarrealin si dhe finalen e humbur në 2019 me Arsenalin. Do të thotë se ka qenë 5 herë në këto finale në 8 vitet e fundit.

“Jam i lumtur për klubin, për presidentin që nuk ishte këtu, për projektin tonë dhe për tifozët, – tha Emeri, – jam i lumtur për La Ligën, pasi ne luajtëm në emër të Spanjës. Nuk është se pritëm penalltitë, pasi e përfunduam ndeshjen më mirë. Penalltitë nuk janë llotari, duhet të kesh gjakftohtësi për t’i realizuar. Këtë vit nuk kemi humbur asnjë. Ishte një sukses i rëndësishëm pasi në Ligën e Europës kemi qenë shumë të fortë, mundëm një skuadër të madhe, edhe në gjysmëfinale po ashtu”.

Sfidanti.al