Ndoshta mund të mos i marrë të dy yjet, apo ndoshta mund t’i marrë që të dy, veçse ka mundësi që Reali të presë për nja 12 muaj. Lajmet në mediat spanjolle janë që klubi i Madridit ka besim se Erling Haland do të vendosë më në fund të kalojë në “Santiago Bernabeu”, dhe kjo mund të ndodhë verën e ardhshme. Për momentin, Dortmundi është gati të transferojë Sançon, por jo 20-vjeçarin norvegjez për të cilin kërkon një shumë prej rreth 150 milionë eurosh. Në 2022, thuhet se ka një pakt mes Borusias dhe Raiolës, që transferimi të bëhet për një shifër shumë më të ulët, ndoshta 60-70 milionë euro që nuk do të ishin problem për Florentino Perezin. Përsa i përket Mbapesë, presidenti i Paris SG, Al Helaifi, është shprehur i bindur se 21-vjeçari do të qendrojë në Francë, ndërsa kontrata e tij përfundon në 2022. Ose rinovon, ose largohet vitin tjetër me parametër zero!
Sfidanti.al