Kombëtarja ëndërron Bajramin, një “gjyq” për Kamberin!

Ka ndodhur që lojtarë të ndryshëm nuk kanë dashur të luajnë për Shqipërinë, por kemi edhe një rast si Nedim Bajrami i cili është tepër i mirë dhe që kërkon të veshë fanelën kuqezi. Do të luajë apo jo mesfushori i Empolit, kjo nuk dihet, por është e sigurt se nëse do të siguroheshin shërbimet e tij do të ishte një plus i madh për kombëtaren. Bajrami siguroi Serinë A, ndërsa ka qenë ndër më të mirët në Serinë B, dhe trajneri i kombëtares, Edi Reja, thotë se do të bëjën çmos për ta pasur. Gjithsesi, rregullorja e FIFA-s nuk i jep shumë mundësi ndaj duhet të presim.

Ana tjetër e medaljes është Florian Kamberi. Sulmuesi që luan në Skoci për Hibernianin pati një histori aspak pozitive në grumbullimin e kaluar, kur mbeti i pakënaqur para ndeshjes eleminatore të Botërorit me Anglinë. Ai mendonte se do të ishte titullar, por kjo nuk ndodhi. Nëse Reja vendosi me kokën e tij, apo jo, kjo vështirë të  mësohet, veçse duket se rrugët janë ndarë. Kamberi e ka refuzuar kombëtaren, por e ka një të drejtë pasi edhe vetë italiani u deryrua të thoshte “ne jemi gati ta dëgjojmë, madje edhe ta ndryshojmë pozicionin tonë”. Tashmë, Reja ka shpallur listën e lojtarëve për dy miqësoret ndaj Uellsit dhe Çekisë në 5 e 8 qershor. Mungojnë Strakosha e Kamberi, kthehen Roshi, Seferi, Kumbulla, ndërsa thirren edhe portieri i Laçit, Sherri, portieri i Apolonisë Harizaj dhe Çekiçi nga Turqia.

Portierë: Etrit Berisha, Gentian Selmani, Alen Sherri, Romeo Harizaj.

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Frederik Veseli, Arlind Ajeti, Albi Doka, Lorenc Trashi.

Mesfushorë: Amir Abrashi, Qazim Laçi, Ermir Lenjani, Ylber Ramadani, Odise Roshi, Keidi Bare, Sherif Kallaku.

Sulmues: Armando Broja, Endri Çekiçi, Sokol Cikalleshi, Rei Manaj, Taulant Seferi, Bekim Balaj.

Sfidanti.al