Ashtu si në një lojë pokeri, tani ka ardhur momenti për të treguar kartat. Milanit i ra xholi Maignan dhe tani i takon Gianluigi Donnarummës dhe Mino Raiolës që të dalin zbuluar. Lamtumira e Donnarummës është e sigurt, por mbetet të kuptohet se cila do të jetë skuadra që do t’i garantojë pagën që ai kërkon 12 milionë Euro, së cilës i shtohet edhe komisioni prej 20 milionë Eurosh për agjentin e tij. Juventus duket se është në pole position për të, por edhe PSG e Barcelona janë aty.
Me fjalë të tjera, tashmë nuk bëhet më fjalë për rinovim të 22 vjecarit me Milanin, por Maldini e Massara do të takojnë gjithsesi Mino Raiolën për t’u dhënë fund tratativave për rinovimin që zgjati për muaj të tërë. Diferenca mes ofertës dhe kërkesës është e madhe dhe nuk u zbut as pas kualifikimit të Milanit në Ligën e Kampioneve. Kuqezinjtë I konsideruan shumë të larta pretendimet për rinovimin me Donnarummën dhe kështu vendosën të besojnë te Maignan duke I treguar portën Donnarummës.
Sfidanti.al