Në kryeqytetin e botës duhet të jesh sikur po jeton një ëndërr, por lajmet nga Anglia janë që Maurisio Poçetino nuk ndihet kështu. Edhe pse për momentin jeton në Paris, dhe drejton një nga skuadrat më të mira të botës, Paris SG, sërish argjentinasi thuhet se nuk është i lumtur. “Deili Meil” shkruan se trajneri po mendon një kthim tek Totenhemi, nga i cili u shkarkua pa lavdi disa kohë më parë. Po ashtu, tabloidi thekson se presidenti i Spërsave, Daniel Levi, ka deklaruar privatisht se vendimi për shkarkimin e Poçetinos ka qenë më i gabuari dhe më fatali në gjithë karrierën e tij. Jo pa arsye, pasi me argjentinasin u arrit kualifikimi në Champions në mënyrë rutinë, dhe u mbërrit deri në finalen e Championsit. Totenhemi është pa trajner “për të qenë” që pas shkarkimit të Murinjos, ndërsa Levi shpreson që ta kthejë Poçetinon në Londër për të bindur Harri Kejnin që të mos largohet.
Sfidanti.al