Ronaldo thotë “faleminderit të gjithëve”, mos vallë po ikën nga Juvja?!

Një gjë e ka të qartë, në Torino vështirë se mund ta realizojë ëndrrën për të barazuar Fransisko Genton me 6 tituj në Champions. Kristiano Ronaldo ka fituar deri tani 5 (një me Man. Junajtidin dhe 4 me Realin), ndërsa në 3 sezone me Juventusin nuk ka kaluar dot as çerekfinalet, dhe një njeri realist si ai e ka nxjerrë përfundimin. Me gjasë, i është mbushur mendja për t’u larguar siç ka një nënkuptim nga mesazhi i fundit i botuar në rrjetet sociale. Në atë mesazh, ai vlerëson sesa e vështirë ishte të arriheshin sukseset tek Juvja, uron Interin për titullin, ndërsa thekson se kënaqet me Superkupën e Italisë, Kupën e Italisë dhe titullin e golshënuesit më të mirë në Serinë A. Në fund, ai i falenderon të gjithë. Pikërisht kjo shprehja e fundit mund të jetë ajo që shpreh vendimin për t’u larguar. Ndoshta e presin Paris SG apo Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al