Juventusi dhe rinovimi me Pirlon? Ka mendime pro dhe kundër!

Kur arrin një sukses, gjërat ndryshojnë dhe po ashtu edhe fatet e njerëzve. Në futboll nuk ka përjashtime ndonëse për një klub si Juventusit thjesht kualifikimi për në Champions nuk mund të quhet një arritje e madhe. Trajneri Andrea Pirlo arriti thjesht objektivin minimal, ndërsa pas 9 vitesh u humb titulli në Serinë A. Pirlo sqaroi pas fitores me Bolonjën se përse nuk luajti Kristiano Ronaldo dhe se çfarë mendon për të ardhmen. “Ronaldo nuk luajti për shkak të lodhjes, – tha ai, – ka shpenzuar shumë energji këto kohë dhe vendosëm që të mos ishte titullar. Ky ishte sezoni im i parë dhe bëra maksimumin edhe pse nuk dolëm kampion. Unë jam i qetë dhe i takon Juventusit që të marrë vendimin për të ardhmen”. Mediat italiane shkruajnë se në klubin piemontez ka mendime të ndryshme për Pirlon, ka edhe nga ata që duan t’i japin një shans tjetër, por edhe nga ata që duan që ai të largohet për të marrë një trajner me më shumë përvojë.

Sfidanti.al